Ja çfarë i thanë Salahut lojtarët e Crystal Palace pasi ai u rrëzua dhe fitoi penallti

  • 21 August 2018 - 16:18
Ja çfarë i thanë Salahut lojtarët e Crystal Palace pasi ai u rrëzua dhe fitoi penallti

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, u rrëzua pas një ndërhyrje nga Mamadou Sakho i Crystal Palace dhe gjyqtari Michael Oliver i dhuroi Liverpoolit një penallti.

Goli i James Milnerit nga penalltia dhe një gol në minutat e fundit nga Sadio Mane i siguruan Liverpoolit trepikëshin e dytë të sezonit të ri të Premierligës. Ata e ndeshen me Crystal Palace, dhe tani janë klubi i vetëm në Premierligë që nuk kanë pranuar asnjë gol në dy ndeshjet e para.

Lojtarët e Crystal Palace e protestuan vendimin e gjyqtarit pasi që ata nuk menduan se ndërhyrja ishte mjaftueshëm e vrazhdët për t’i ndëshkuar me penallti. Një ndër ta ishte edhe kapiteni i klubit, Luka Milivojevic, i cili ka treguar se cfarë i kishin thënë ata Salahut kur i ishin grumbulluar.

“Unë i thashë ‘thuaj gjyqtarit që nuk është penallti’. Por, ai më tha se ishte penallti. Nga pika e tij e vështrimit, kishte qenë penallti”, ka thënë Milivojevic.

“Sipas mendimit tim, nuk ishte penallti. Gjatë ndeshjes, ky ishte mendimi im dhe pas ndeshjes, kur e shikova videon, e kuptova se Mama provoi të prekte topin, ai nuk e preku topin dhe sipas mendimin tim, ai nuk e preku as lojtarin”.

“Ai u rrëzua dhe për gjyqtarin kishte qenë penallti. Unë nuk e pashë kontaktin me Salahun. Për mua vendimi do të kishte qenë i qartë, nuk ishte penallti”.


(Kosova Sot)