PSG vihet pas Khediras, Juve nuk e lëshon

  • 21 August 2018 - 17:12
PSG vihet pas Khediras, Juve nuk e lëshon

Paris Saint-Germain është vënë pas mesfushorit të Juventusit, Sami Khedira.

Gjermani është në vitin e fundit të kontratës me Juven, ndërsa ardhja e Emre Can mund t’ia zvogëlojë minutat në lojë.

Sipas Tuttosport, PSG i ka bërë ofertë Juventusit dhe lojtarit, pasi që në Francë afati kalimtar mbyllet me 31 gusht.

PSG e sheh si zëvendësim të Adrien Rabiot. Ky i fundit mund të bashkohet me Barcelonën ose në ditët e mbetura, ose në vitin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Juve ia ka bërë të çartë francezëve që Khedira nuk është në shitje dhe janë në bisedime për të vazhduar kontratën.

Zonja e Vjetër i ka ofruar rinovim për një vit.

Khedira ka ardhur te Juventusi në vitin 2015 nga Real Madridi dhe ky është viti i katërt i tij te italianët. 

 

(Kosovo Sot)