“Zidane, kandidati i përsosur për zëvendësimin e Mourinhos”

  • 21 August 2018 - 18:24
“Zidane, kandidati i përsosur për zëvendësimin e Mourinhos”

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Lee Sharpe, mendon se Zinedine Zidane është kandidati i përsosur për të marrë pozitën e trajnerit në vend të Jose Mourinhos.

Francezi i fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve gjatë tri viteve që e menaxhoi Real Madridin. Ai dha dorëheqje nga pozita e trajnerit te klubi madrilen këtë verë dhe u zëvendësua nga Julen Lopetegui.

Pas largimit nga Real Madridi, ai pritej të bëhej trajneri i ri i Kombëtares së Francës. Por, pasi që Didier Deschamps arriti të fitojë titullin e Kupës së Botës, një gjë e tillë nuk duket se do të ndodhë.

Javëve të fundit është raportuar se Zidane është afër pozitës së trajnerit të “Djajve të kuq” pasi që edhe ai edhe drejtuesit e klubit e duanë një gjë të tillë.

“Mendoj se Zidane është kandidati i përsosur. Ai ka luajtur për nivelin më të lartë të futbollit, ai kenë trajner në nivelin më të lartë të futbollit dhe ka qenë i suksesshëm në të dyja këto punë”, ka thënë Sharpe.

“Ai është një emër mjaftueshëm i madh për t’i bërë ballë presionit që ka një trajner i një klubi të këtij niveli, kështu që mendoj se emërimi i tij do të ishte perfekt”. 

 

(Kosova Sot)