Roma i ofron kontratë të re me pagë më të ulët De Rossit

  • 21 August 2018 - 18:49
Roma i ofron kontratë të re me pagë më të ulët De Rossit

Daniele De Rossi do ta mbajë të veshur shiritin e kapitenit të Romës për edhe një vit më shumë, pasi që klubi italian dëshiron t’ia vazhdojë kontratë edhe për një vit shtesë.

Drejtuesit e Romës e kanë kontaktuar mesfushorin dhe i kanë treguar se janë të gatshëm t’ia zgjasin kontratën deri në vitin 2020, domethënë edhe një vit shtesë në kontratën e tanishme, e cila i skadon në vitin 2019.

Megjithatë, në kontratën e re, De Rossi do të kishte pagë më të ulët. Tani ai merr rreth 3 milionë euro në sezon. Ndërsa, me kontratën e re, ai do të fitojë rreth 1.5 milionë euro plus bonuset e ndryshme.

Edhe De Rossi edhe Roma dëshirojnë ta rinovojnë kontratën dhe takimi për ta përfunduar për proces pritet të mbahet para pushimit të dimrit. 

 

(Kosova Sot)