Ndaluan femrat ta shohin ndeshjen, Lazio do të dënohet

  • 21 August 2018 - 19:19
Ndaluan femrat ta shohin ndeshjen, Lazio do të dënohet

Drejtori gjeneral i FIGC, Michele Uva ka thënë se “do të këtë konsekuenca disiplinare” për Lazion pasi që fansat e tyre “ndaluan” femrat të përcjellin ndeshjen nga tribunat “Curva Nord”

Ultrat e Biancelestsi i kanë thënë grave që mos të ulën në 10 rreshtat e sektorit të tyre dhe i kanë këshilluar ato që më mirë se të shohin futboll “alternative e tyre më e mirë do të ishte shëtitja Villa Borghese” apo të ulen diku tjetër.

Një hulumtim është hapur për këtë sjellje diskriminuese, dhe duket se klubi është rrugës për t’u dënuar.

“Nga pikëpamja e ime personale fjalia është e zakonshme”, ka thënë Uva për ANSA.

“Sistemi i drejtësisë dhe sistemi i rregullt i drejtësisë do ta bëj punën e tyre por nuk do të këtë vetëm hulumtim, ne do ta rishikojmë incidentin. Sigurisht do të këtë konsekuenca disiplinare por kjo nuk varet nga unë, por po ashtu edhe nga organet sportive të drejtësisë”.

“Mjerisht nëse ka gazeta të cilat i japin hapësirë apo protagonistët përgjigjën në këtë, atëherë kjo gjë do të ishte jo vetëm një gabim në futboll por edhe në shoqëri”. 

 

(Kosova Sot)