Interi e “blindon” Icardin

  • 21 August 2018 - 21:45
Interi e “blindon” Icardin

Mauro Icardi është i gatshëm të vazhdojë kontratën me Interin.

Sipas “Calciomercato”, oferta e re e drejtuesve të klubit ia ka ndërruar mendjen sulmuesit argjentinas.

Interi i ka ofruar kontratë pesëvjeçare Icardit, me pagë prej shtatë milionë euro në sezon.

25-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi, që ka shprehur interesim të vazhdueshëm për argjentinasin.

 

(Kosova Sot)