"Juventusi skuadër më e fortë se Real Madridi"

  • 22 August 2018 - 09:26

Legjenda e Italisë, Dino Zoff, beson se Juventusi është skuadër më e fortë se Real Madridi në letër, por thotë se kjo nuk do të thotë se “Zonja e vjetër” do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Zoff, i cili ishte numri një i portës së Italisë kur kjo e fundit e fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, e udhëhoqi Kombëtaren e tij edhe si trajner drejt finales së Kampionatit Evropian “Euro 2000".

Ai tani është kthyer për të folur për sezonin e ri, duke thënë se Juve ka më shumë cilësi se Reali, pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos në Torino pikërisht nga Madridi.

“Nuk mendoj se Juventusi është më pak cilësor se Real Madridi. Në fakt, është e kundërta. Besoj se Juventusi është më i fortë se spanjollët në letër”, tha Zoff.

“Megjithatë, kjo s’do të thotë se ata do ta fitojnë Ligën e Kampionëve, sepse nevojitet më shumë se aq”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)