Keylor Navas në Premierligë?

  • 22 August 2018 - 09:59
Keylor Navas në Premierligë?

Afati kalimtar veror mund të jetë mbyllur për klubet e Premierligës, por sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Manchester City është duke e studiuar mundësinë për ta transferuar portierin e Real Madridit, Keylor Navasin.

City dëshiron që me Navasin ta zëvendësojë Claudio Bravon e dëmtuar rëndë ditë më parë.

Përfaqësuesi kilian Bravo pritet ta humbasë shumicën e sezonin të ri pasi e ka këputur gilcën në thembër.

Pep Guardiola dëshiron konkurrencë në cdo repart, prandaj dhe dëshiron ta transferojë Navasin sa më shpejt, në mënyrë që Ederson, numri një i Cityt, të mos jetë pa rival. 

Për më tepër, Navas tanimë s'e ka vendin e sigurt në Madrid, pas transferimit të Thibaut Courtois.

(Kosova Sot)