Shorti i LK: Reali me PSG-në, Bayerni “deja-vu” me Arsenalin

  • 27 August 2015 - 18:45
Shorti i LK: Reali me PSG-në, Bayerni “deja-vu” me Arsenalin

Eshtë tërhequr shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Monaco, ku natyrisht se janë vënë përballë skuadra të mëdha në tetë grupe nga katër vazo të klasifikuara sa ishin në fillim.

Ishin Javier Zanetti dhe Paolo Maldini, dy legjendat absolute të futbollit botëror, të dy super të trofeshëm në skenën vendore dhe evropiane me klubet e tyre, por që tash u bënë bashkë për shortin e garës më prestigjioze të futbollit evropian, transmeton Telegrafi.

Siç u prit, shorti kishte edhe befasi interesante. Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain do të ketë punë të vështirë në Grupin A, me klubin më të trofeshëm në Evropë dhe klubin më prestigjioz në botë, Real Madridin.

Nga ana tjetër duel interesante do të jetë edhe rikthimi i sfidave interesante mes Bayernit dhe Arsenalit, të cilët tash do të përballen në Grupin F, ku është edhe Olympiacosi.

Barcelona do të ketë punë me Bayer Leverkusenin, kurse përballjet më të bukura do t'i zhvillojë kundër Romës, teksa përballje titanësh do të ketë edhe mes Juventusit dhe Manchester Cityt, ku nuk mungon as Sevilla.

 

Grupet e plotë të Ligës së Kampionëve 2015-2016:

Grupi A
PSG
Real Madrid
Shakhtar Donetsk
Malmo

Grupi B
PSV
Manchester United
CSKA Moska
Wolfsburg

Grupi C
Benfica
Atletico Madrid
Galatasaray
Astana

Grupi D
Juventus
Manchester City
Sevilla
MunchenGladbach

Grupi E
Barcelona
Bayer Leverkusen
Roma
Bate Borisov

Grupi F
Bayern Munich
Arsenal
Olympiacos
GNK Dinamo Zagreb

Grupi G
Chelsea
Porto
Dinamo Kiev
Maccabi Tel Aviv

Grupi H
Zenit
Valencia
Lyon
Gent

 

Cili është “Grupi i Vdekjes” dhe kush do të kualifikohet tutje?