Messi 24 herë më shumë vota se Ronaldo për lojtarin e vitit

  • 28 August 2015 - 09:14
Messi 24 herë më shumë vota se Ronaldo për lojtarin e vitit

Lionnel Messi dje u shpall lojtari më i mirë i Evropës për edicionin 2014/15.

Argjentinasi i Barçës ishte bindshëm më i mirë se dy kundër-kandidatët e tij, Luis Suarez (Barelona) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid) duke fituar shumicën absolute të votave.

Në fakt, Messi mori 49 vota, gjersa Cristiano Ronaldo dy, përkatësisht Suarez tre vota, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se goli i katër fituesit të “Topit të Artë” kundër Bayern Munichut në kuadër të gjysmë-finales së Ligës së Kampionëve u zgjodh si goli i vitit në këtë garë prestigjioze evropiane për klube.