Bartomeu: Ja kush e meriton Topin e Artë

  • 28 August 2015 - 10:34
Bartomeu: Ja kush e meriton Topin e Artë

Lionel Messi është lojtari më i mirë i botës dhe duhet të fitojë Topin e Artë. Ky është qëndrimi i presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në lidhje me sulmuesin argjentinas, i cili u shpall “Lojtari i Vitit” të UEFA-s për herë të dytë.

28-vjeçari theu rekordin e Telmo Zarras në La Liga si golashënuesi më i mirë i La Ligas dhe e mbylli sezonin e shkuar me 58 realizime personale në të gjitha kompeticionet, prandaj numri 1 i shoqërisë katalanase mendon se tashmë ka ardhur momenti që numri 10 të fitojë Topin e Artë pas dy viteve ku u eklipsua nga Cristiano Ronaldo.

“Messi është lojtari më i mirë në planet dhe ai e meriton këtë çmim. Ai punon shumë, i jep një ndihmë shumë të madhe skuadrës tonë dhe fitoi gjithçka sezonin e shkuar. Kjo është arsyeja pse unë do t’ia jepja Topin e Artë atij”.

Në vijim, Bartomeu e vuri theksin se kontributi që Messi ka dhënë për Barcelonën gjatë sezonit 2014-2015 me 43 gola në kampionat, 10 në Champions League dhe 5 në Kupën e Mbretit.

“Ai zhvilloi një sezon të pabesueshëm. Fitoi Kupën e Mbretit, Kampionatin dhe Kupën e Kampioneve. Tani do të luajmë edhe në Botërorin e Klubeve dhe shpresoj që të koleksionojmë 5 trofe gjatë këtij viti kalendarik”