Shorti i Europa League- Me kënd do të takohet Skënderbeu?

  • 28 August 2015 - 13:26
Shorti i Europa League- Me kënd do të takohet Skënderbeu?

Shorti i Europa League do të jetë më interesant se kurrë më parë për shqiptarët.

Skënderbeu do të njohë sot në mesditë kundërshtarët në fazën e grupeve të Europa League.

Do të jenë 48 skuadra që do të ndahen në 12 grupe me nga katër secili.

Skuadrat janë ndarë në katër vazo me nga 12 skuadra. Kështu, çdo grup do të ketë nga katër skuadra, një nga secila vazo. Renditja nëpër vazo është bërë sipas një koeficienti të përcaktuar nga UEFA për çdo skuadër.

Skënderbeu ka një koeficient prej 5.575 dhe në vazon e katër dhe i parafundit për sa i përket koeficientit. Por cilat mund të jenë skuadrat që mund të përballen me Skënderbeun? Duke qenë në vazon e fundit, Skënderbeu ka mundësi të bjerë në grup me skuadra të mëdha si Dortmund, Schalke 04, Lazio, Napoli, Monaco, Liverpool, Tottenham, Marseille etj. Ajo që është e sigurt, është se Skënderbeu nuk do të përballet me Partizanin e Beogradit, pasi ndodhen në të njëjtën vazo.

Grupi më i vështirë

Në vazon e parë ku ndodhen skuadra si Shalke, Dortmund, Napoli etj. skuadra më e vështirë duket Dortmundi, ndërsa në të dytën, është Lazio dhe në të tretën Monako. Kështu, Skënderbeu, në rastin më të keq do të binte në një grup me Dortmundin, Lazion dhe Monacon.

Grupi më i lehtë

Ky grup vetëm emrin ka të tillë se në fakt është po i vështirë për Skënderbeun. Kështu, në bazë të pikëve, grupi më i lehtë për Skënderbeun do të ishte me skuadrat e Dnipros, Apoelit dhe Krasnodarit të Rusisë.

Grupi i shqiptarëve

Baseli dhe Lazio kanë shumë shanse që të jenë në një grup me Skënderbeun, duke i dhënë kështu aromë shqiptare grupit të Ligës së Europës, ku pritet të përfshihen edhe. Bazeli i shqiptarëve të Zvicrës bën pjesë në vazon e parë, ashtu si edhe Napoli i Hysajt, duke bërë të mundur përfshirjen në grup me Skënderbeun. Shanset për të pasur ekip me lojtarë shqiptarë ekzistojnë edhe në vazon e dytë, ku bëjnë pjesë Lazio e Tares, Berishës dhe Canës, si dhe PAOK-u i Ergys Kaçes.

VAZO 1

Schalke 04

Dortmund

Basel

Napoli

Tottenham

Ajax

Villarreal

Rubin Kazan

Atl. Bilbao

Sporting

Marseille

Dnipro

VAZO 2

Braga

Fiorentina

Lazio

Anderlecht

Liverpool

AZ Alkmar

Viktoria Plzen

Brugge

PAOK

Celtic

Besiktas

APOEL

VAZO 3

Monaco

Sparta Praga

Fenerbahçe

Legia Varshava

Bordeaux

Lokomotiv Moska

Leh Poznan

St. Etien

Slovan Liberec

Augsburg

Rapid Vien

Krasnodar

VAZO 4

Partizan B.

Asteras Tripoli

Rosenborg

Karabag

Molde

Dinamo Minsk

Groningen

Sion

Midtjylland

Skënderbeu

Gabala

Belenenses