Josa: Grup i vështirë, por kemi shanset tona

  • 28 August 2015 - 15:41
Josa: Grup i vështirë, por kemi shanset tona

Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa ka folur menjëherë pas shortit duke mbetur optimistë edhe pse e pranon se do të jetë një grup shumë i vështirë. 

"Jemi në një grup të fortë, por jemi optimist për ndeshjet edhe pse jemi të ngarkuar psikologjikisht. Besojmë se i kemi mundësitë për të marrë rezultate të mira. 

Josa më tej theksoi se ky do të jetë përfaqësimi i parë i Shqipërisë në një event të tillë ndaj e ndjen për detyrim që tëq bëjë një punë sa më cilësore.

"Për mua si trajner është një arritje e madhe, ashtu si edhe për Skënderbeun, për futbollin shqiptar dhe për këta dje m që e sollën deri këtu. Do të jetë me shumë interes se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, pasi duhet të bëjmë një nisje sa më të mbarë. Ekipet e tjera nuk kanë qëndruar në vend por kanë punuar. Duhet të përpiqemi me sa më shumë dinjitet për vete dhe për shqiptarët".