Hojbjerg te Schalke

  • 28 August 2015 - 16:23
Hojbjerg te Schalke

Mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg është larguar nga Bayern Munich duke iu bashkuar rivalit nga Bundesliga, Schalke.

“Pierre-Emile Hojbjerg transferohet në Schalke 04”, thuhet në njoftimin e kampionit të Bundesligës.

“Futbollisti do të jetë i huazuar për një vit, pastaj do të kthehet në Bayern Munich”, sqaron klubi nga Allianz Arena.

Hojbjerg zgjoi interesim edhe nga Sampdoria, por në fund u transferua në Gelsenkirchen.