‘Dridhen’ turqit: Po na vjen Skënderbeu (Foto)

  • 28 August 2015 - 17:16
‘Dridhen’ turqit: Po na vjen Skënderbeu (Foto)

Mediat turke e kanë konsideruar përballjen Besiktas – Skënderbeu në grupin H të Ligës së Evropës, si një rikthim të heroit shqiptar në Turqi, Gjer Kastrioti - Skënderbeuy.

Madje, e përditshmja Hurriyet.com.tr në versionin ‘online’ ka publikuar një foto të Skënderbeu me kali.

Në një tjetër foto shihet edhe flamuri kuqezi në prapavijë të Skënderbeu.

Në shkrim pasqyrohet në detaje historia e SKënderbeut dhe luftërat e tij me Osmanët, ku shkruan se ai luftoi për 25 vjet me Osmanët. Po ashtu jepen edhe detaje tjera se kush ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban tani klubi i Skënderbeut, përcjell GazetaOlle.com.