Lëndohet Januzaj

  • 28 August 2015 - 17:59
Lëndohet Januzaj

Manchester Unitedi ka konfirmuar se mesfushori Adnan Januzaj nuk do të luajë të dielën ndaj Swansea Cityt shkaku i një lëndimi.

20-vjeçari ka pësuar një lëndim të lehtë në fitoren 4 - 0 ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve, mirëpo klubi nuk ka njoftuar se sa gjatë do të mungojë për ekipin anglez.

Januzaj ka realizuar një gol në katër paraqitje për Unitedin këtë sezon.