Barcelona në negociata me Martial

  • 28 August 2015 - 20:48
Barcelona në negociata me Martial

Barcelona dhe Monaco kanë filluar negociatat për transferimin e sulmuesit të talentuar, Anthony Martial.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti katalan ka konfirmuar interesimin për futbollistin e Monacos, skuadër që është e gatshme ta shesë pas dështimit për t’u kualifikuar për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Martial mund të nënshkruajë në Camp Nou si zëvendësim për Pedro Rodriguezin i cili iu bashkua Chelseas.

Por, përforcimet e Barcelonës nuk kanë të drejtë të luajnë deri në janar të vitit 2016 kur do të skadojë dënimi i FIFA-s.