Evans largohet nga Man Utd

  • 28 August 2015 - 22:29
Evans largohet nga Man Utd

Mbrojtësi Jonny Evans është larguar nga Manchester United.

“Red Devils” kanë pranuar një ofertë me vlerë prej 6 milionë funte, dhe dy të tjera në bonuse, nga WBA, për transferimin e tij, ka njoftuar “BBC Sports”.

27-vjeçari do të kalojë në Midlands të shtunën.

Por, ai nuk do të jetë në dispozicion për duelin e WBA-s ndaj Stoke Cityt.

Evans bëri 198 paraqitje për Unitedin dhe fitoi tre tituj të Premierligës në Old Trafford. Por, ai e humbi vendin tek menaxheri Louis van Gaal.