Inter, 8.5 milionë euro për Ederin

  • 28 August 2015 - 23:28
Inter, 8.5 milionë euro për Ederin

Inter ka befasuar duke shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Sampdorias, Eder.

Reprezentuesi italian ka zgjuar interesim nga “Nerazzurrët” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, Inter është i gatshëm të paguajë 8.5 milionë euro për transferimin e tij.

Ardhja e Eder, do të përfundonte mundësinë e blerjes së Ezequiel Lavezzi nga Paris Saint-Germain.