Botërori i Atletikës, Matej Toth rikthen Sllovakinë te ari në 50 km

  • 29 August 2015 - 15:17
Botërori i Atletikës, Matej Toth rikthen Sllovakinë te ari në 50 km
Është Matej Toth fituesi i garës më sfilitëse të Botërorit të Atletikës. Pas 50 km garim, sllovaku la pas gjithë rivalët duke e përshkuar këtë distancë në rrugët e Pekinit për 3 orë, 40 minuta e 32 sekonda. Nënkampioni i Europës në fuqi la pas tij australianin Jared Tallent dhe japonezin Takayuki Tanii. Kjo ishte gara më e mirë në karrierën e sllovakut që e konsumoi një kilometër për mesatarisht 4 minuta e 30 sekonda. Ky është suksesi i parë botëror për 32 vjeçarin e lindur në qytetin Nitra. Në botërorin e Moskës, ai kishte arritur të ngjitej në pesëshen e parë, por në dy vitet e fundit Toth ka arritur të thyejë gjithë hierarkinë e atletëve më rezistentë dhe të shpejtë të planetit, duke i dhuruar Sllovakisë një medalje historike. Ky ar është i pari për një atlet sllovak gjatë 50 viteve të fiundit në garën e 50 kilometrave ecje e lirë. Përsa i përket garave të distancave të gjata, të dielën do të zhvillohet edhe maratona e femrave për të mbyllur ciklin e garimit në distanca disa kilometërshe.