Monza në kalendarin e F1 edhe gjatë vitit 2016

  • 29 August 2015 - 15:38
Monza në kalendarin e F1 edhe gjatë vitit 2016

Formula 1 ruan traditën në Itali ku do të garojë edhe për vitin 2016. Lajmi konfirmohet nga pronari i garës më spektakolare të planetit, Bernie Ecclestone, i cili ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me drejtuesit e pistës së Monzas edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas informacioneve, palët janë ë bisedime për të rinovuar deri në vitin 2017 por aktualisht drejtuesit e Monzas shprehen të kënaqur që arritën të mbajnë në lojë një nga pistat historike të botës së Formula 1. Gjatë viteve të fundit gara e njëvendësheve është zhvendosur gradualisht nga Europa drejt destinacioneve të reja për shkak të rënies së të ardhurave dhe ofertave më joshëse nga Azia por edhe Amerika e Veriut. Nga kalendari dy garat e Gjermanisë në Nurburgring dhe Hockenheim, Imola në San Marino, por edhe ajo e Valencias për Çmimin e Madh të Europës. Risitë më të fundit janë Rusia me pistën në Socchi, Meksika që këtë sezon do të zhvillohet në datën 30 Tetor por edhe Indianapolis. Ndërkohë, pistat historike të Belgjikës, HUngarisë dhe Barcelona kanë arritur të rezistojnë dhe bashkë me MOnzan po mbajnë lart flamurin e historisë së këtij sporti që përvit e më shumë është në kërkim të tregjeve të reja.