Chelsea mposhtet në shtëpi (Video)

  • 29 August 2015 - 17:54
Chelsea mposhtet në shtëpi (Video)

Chelsea ka pësuar humbje befasuese në shtëpi kundër Crystal Palaces me rezultat 2-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse të dy skuadrat patën raste të mira për të zhbllokuar rezultatin e takimit.

Në minutën e 65’ Sako shënon për të kaluar Crystal Palacen në epërsi, para se në minutën e 80’ Falcao të shënojë për të barazuar rezultatin.

Sidoqoftë, një minutë më vonë, Ëard shënon për të rikthyer epërsinë e skuadrës së Crystal Palaces.

Me këtë humbje, Chelsea mbetet në kuotën e katër pikëve nga pesë ndeshje, teksa Crystal Palace është në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë të tabelës.