Stuttgarti tjetër “ko”, Koln kalon Hamburgun

  • 29 August 2015 - 18:21
Stuttgarti tjetër “ko”, Koln kalon Hamburgun

Zhgënjen sërish Stuttgarti, që në këtë javë të tretë të Bundesligës u mposht 1-4 në fushën e tij nga Frankfurtit. Në të 11-ën një autogol i Hlousek u dha avantazhin miqve, ndërsa në të 30 ën barazoi Didavin. 3 minuta para së të mbyllej pjesa e parë, Castaingos, kaloi sërish në avantazh Frankfurtin, që në fraksionin e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë me  Seferovic me 11–metërsh dhe Castaingos.

Një fitore me përmbysje arriti Kolni, që mposhti 2-1 Hamburgun. Holtby i dha avantazhin formacionit të Bruno Labadias në minutën e 47, por Kolni reagoi me Hosiner në të 76-ën dhe Modesten në të 81 me 11-metërsh, që u shkaktua nga Spahic, me boshnjakun që u detyrua të dilte nga loja pasi u ndëshkua me karton të kuq.