Mancini: Kundër Carpit, Interi duhet të jap 200%

  • 29 August 2015 - 20:37
Mancini: Kundër Carpit, Interi duhet të jap 200%

Roberto Mancini paralajmëron Interin në prag të transfertës me Carpin. 50-vjecari kujton se për modestët e Serisë A është ndeshja e parë në shtëpinë e tyre ndaj do të bëjnë maksimumin për të mos dalë pa pikë.

“Për të fituar në Carpi Interi duhet të japë 200% në fushë. Dua të shoh një skuadër të jashtëzakonshme. Për Carpin është ndeshja e parë në shtëpi në Serinë A. Në Genoa humbën në një sfidë që u mbyll në 30 minutat e para. Duhet të bëjmë shumë kujdes.”

Në sfidën e parë të Serisë A, Interi fitoi me shumë vështirësi me Atalantën, por për Mancinin vështirësitë e fillmsezonit lidhen me faktin se ka patur shumë ndryshime në organikë.

“Interi im sapo është formuar, madje mund të them se nuk ka lindur ende. Skuadrat milaneze kanë më shumë presion? Skuadrat e mëdha lindin në momentet më të vështira. Por kjo është Italia, ka presion edhe në ndeshjet miqësore. Investimet e rëndësishme në futbollit tonë sapo kanë ardhur kështu që duhet pak kohë për të parë rezultatet”.

Gjatë merkatos se verës skuadra zikaltër është përforcuar me 7 lojtarë cilësorë, që sipas trajnerit Italian kërkojnë pak kohë për t’u harmonizuar me pjesën tjetër të ekipit.