Chelsea vihet pas Marquinhos

  • 29 August 2015 - 23:50
Chelsea vihet pas Marquinhos

Chelsea ka shfaqur interesim për të blerë mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Marquinhos.

Sipas RMC, Jose Mourinho ka shfaqur interesim për të blerë mbrojtësin brazilian të cilin besohet se më herët e ka kërkuar edhe Manchester Unitedi.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, thuhet se i është përgjigjur negativisht interesimit të londinezëve duke u thënë që mos të marrin mundin të bëjnë ofertë, pasi ata nuk janë të interesuar ta shesin 21-vjeçarin.

Gjithsesi, Mourinho nuk e ka ndërmend të heqë dorë, pasi Marquinhos është lojtari i vetëm që atij i intereson këtë verë, pas refuzimit të Evertonit për John Stones.