James Rodriguez, në gjurmët e Zidane te Real Madridi

  • 30 August 2015 - 15:27
James Rodriguez, në gjurmët e Zidane te Real Madridi
2 perla dhe 1 asist për tu treguar të gjithëve se 80 milionë Eurot e shpenzuara nga Reali i Madridit nuk janë shumë madje janë pak për një lojtar si ai. James Rodriguez është padiskutim ylli i ri që po bën për vete Santiago Bernabeun, në fitoren ndaj Real Betis gjithcka lindi nga këmbët e tij. Klas, finesë, pasime fantastike për shokët dhe 2 gola spekatakolarë, njëri më i bukur se tjetri, ishte kjo menuja që serviri James Rodriguez përballë formacionit të drejtuar nga Pepe Mel. Benitez vendosi ta ulte në stol në sfidën e parë sezonale ndaj Sporting Gijon duke e aktvizuar vetëm si zvëndësues. Zgjedhjen e tij trajneri i Realit e justifikoi me faktin se James nuk ka arritur ende formën e tij maksimale pasi është kthyer me vonesë nga pushimet për shkak të përfaqësimit të tij në Kupën e Amerikës, megjithatë Rafa nuk mund të bënte të njëjtin gabim, dhe ndaj Real Betis e hodhi në fushë që nga minuta e parë. 1 minutë e 30 sekonda i mjaftuan kolumbianit për tu treguar të gjithëve sesa vlen, teksa me një krosim perfekt i dha mundësinë uellsianit Gareth Bale të kalonte Los Blancos në avantazh. Në fundin e pjesës së parë Këpuca e Artë e Brazil 2014 tregoi edhe njëherë tjetër të gjitha cilësitë e tij teksa nxorri nga reportori një gol të rallë dhe të denjë për një lojtar si ai. Është vetëm 24 vjec por me topin në këmbë James ngjason me një futbollist ekspert. Minuta e 50-të e sfidës e ndaj Betis dhe Santiago Bernabeu iu përul edhe njëherë tjetër klasit tij. Ylli i Los Cafeteros një top të marrë nga Toni Kroos e dërgoi në rrjetë me një roveshatë fantastike duke i treguar Crisitiano Ronaldos se si shënohet një gol i tillë. Luzitani ka shënuar në total 313 gola me fanellën e bardhë por asnjëherë nuk ka realizuar me roveshatë. Edhe goli i tretë i shënuar nga Benzema lindi pikërisht nga këmbët e tij teksa pas disa kombinimesh me Danilon, James ftoi në pasim Bale i cili harkoi saktë për francezin që nuk fali në goditjen e tij me kokë. Në 48 ndeshje me camiseta Blanca 24-vjecari amerikano-jugor numëron 19 gola dhe 19 asiste që për një mesfushor janë me të vërtetë shumë me Jamesin që ka fituar besimin e të gjithëve në Madrid. Të paktën për disa ditë harrojeni Cristiano Ronaldon pasi në qëndër të vëmendjes do të jetë vetëm ai. Në Santiago Bernabeu po lind një Zinedine Zidane i ri, një futbollist që shumë shpejt mund të fitojë Topin e Artë, dhe mund të bëjë të ëndërrojnë miliona tifozë në të gjithë Botën. Ky është James Rodriguez, blerja 80 milionë Euroshe e Florentino Perez, njeriut të vetëm që besoi tek ai, shumë e kritikuan për shpenzimin e madh që bëri për të por në këtë rast presidenti paska patur të drejtë.