Zyrtare: Coman huazohet te Bayerni (Foto)

  • 30 August 2015 - 15:45
Zyrtare: Coman huazohet te Bayerni (Foto)

Bayern Munich ka konfirmuar huazimin në mënyrë zyrtare të lojtarit të Juventusit, Kongsley Coman.

Kongsley Coman është lojtar i ri i skuadrës së Bayern Munichtu.

Kjo pasi që ai ka kaluar te bavarezët nga skuadra e Juventusit në formë huazimi.

Bayerni e ka huazuar lojtarin, por ka opsionin për ta blerë atë kur të dëshiron deri më 30 prill të vitit 2017, për një shumë prej 21 milionë euro.

Huazimi i lojtarit do t’i kushtojë skuadrës së Bayernit plotë 7 milionë euro.