Pirlo: Juve favorit, Roma e fortë

  • 30 August 2015 - 17:27
Pirlo: Juve favorit, Roma e fortë

Ish-mesfushori i ‘Zonjës së Vjetër’, foli për derbin e javës së dytë në Serie A dhe duke thënë se do të jetë një ndeshje e balancuar dhe e bukur për t’u parë.

"Juventusi është favoritë për titull, sepse ata janë edhe kampionë në fuqi, por Roma këtë sezon është forcuar shumë. Sonte do të jetë një ndeshje e balancuar dhe shumë e bukur për ta parë”.

“Disfatën ndaj Udineses? Nuk e prisja, por në Serie A kjo mund të ndodh çdo javë. Por, e përsëris, Juve mbetet favorit për të fituar titullin edhe këtë vit”, ka thënë Pirlo për Sky Sport.