Swansea mposht Unitedin

  • 30 August 2015 - 19:02
Swansea mposht Unitedin

Manchester Unitedi ka pësuar humbje prej 2-1 në udhëtim te Swansea City, përkundër se pati epërsinë.

Vendasit bënë paraqitje më të mirë në fraksionin e parë, ndërkohë që mysafirëve u mungonte kreativiteti. Sido që të jetë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Me të nisur gjysma e dytë (48’), vizitorët kaluan në epërsi. Shaw sulmoi nga e majta dhe dërgoi një harkim që anashkaloi Rooneyn, por që Juan Matas iu dha shansi ta shënonte golin e 50-të në Ligën Premier.

Në një kundërsulm të vendasve, Williams pasoi te Sigurdsson, i cili asistoi te Andre Ayew që e barazoi rezultatin (61’).

Përmbysja ndodhi në minutën e 66-të, ku Bafetimbi Gomis u asistua nga Ayew.

Kjo ishte humbja e parë e Manchester Unitedit në sezonin e ri dhe tash numëron shtatë pikë pas katër javësh.