E tregon Bordeaux, Henry s’u bë trajner shkaku i parave - Sport - Kosova Sot
E tregon Bordeaux, Henry s’u bë trajner shkaku i parave

E tregon Bordeaux, Henry s’u bë trajner shkaku i parave

Pronarët e rinj të klubit francez ishin larguar nga bisedimet pasi që nuk kishin arritur të merreshin vesh për pagën që do ta merrte ish sulmuesi i Arsenalit

Bordeaux kanë treguar se ata janë tërhequr nga emërimi i Thierry Henry si trajner për shkak të “arsyeve financiare”.

Klubi i Ligue 1, janë duke u blerë nga kompania amerikane, USA Ivestment Fund GACP dhe shpresonin që të emëronin Henry’in trajner si zëvendësues të trajnerit Gus Poyet.

“Në çdo biznes, pavarësisht a është ajo një skuadër futbolli, një dyqan apo një kompani sigurimi, ka plane biznesi”, ka thënë shefi i GACP, Joe DaGrosa për L’Equipe.

 “Ndonjëherë kjo bën që ju të errni edhe vendime të vështira. Ne shpresonin në një marrëveshje me Thierry Henry, por ndonjëherë njerëzit me arsye të shëndoshë nuk pajtohen me të gjitha gjërat. Kjo është ajo çfarë ndodhi. Kam shumë respekt për të. Ai ishte një lojtar i madh dhe ka pasur një plan karriere interesant, por ne e morëm vendimin në bazë të financave dhe jo në bazë të emocioneve”.

 

 

(Kosova Sot)

16 orë e 1 minuta më parë
18/11/18