Drita e falënderon Isufin

  • 12 September 2018 - 21:39
Drita e falënderon Isufin

Bekim Isufi sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Dritës

Trajneri i kampionit të Kosovës, tha se jep dorëheqje pasi pati tri rezultate shumë të dobëta me Dritën këtë sezon, duke i humbur tri ndeshje radhazi.

Madje, ai tha se dorëheqjen ja kishte konfirmuar drejtuesve të klubit gjilanas para ndeshjes se sotme kundër Llapit. 

Në një postim në facebook KD Drita ka shkruar:

Faleminderit Maestro!

Ne jemi shumë krenar për sukseset që arritëm së bashku.

Kjo periudhë ishte historike.

Fituam trofe, thyem rekorde, përfaqësuam qytetin dhe Kosovën dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.

Ju ishit njeriu që i priu klubit dhe sukseseve.

Do të mbahesh mend gjithmonë që solle dy trofe në qytet pas 15viteve pritje.

Paç shëndet e shumë suksese në karrierë.

Me shumë respekt, FC Drita.

Gjilan, 12.09.2018

 

*Kosova Sot)