Aguero: Ndihem mirë në City

  • 12 September 2018 - 22:06
Aguero: Ndihem mirë në City

Operacioni në gju prillin e kaluar e kishte lënë sulmuesin e Argjentinës, por tani ai thotë se ndihet mirë për herë të parë pas disa viteve

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero ndihet shumë mirë pas gati një viti që bëri operacionin e tij në gju në fund të sezonit të kaluar.

Argjentinasi kishte një operacion në prill dhe i mungoi skuadrës se City në ndeshjet e fundit në Premier Ligë gjatë sezonit 2017-18.

30 vjeçari ka pasur një formë të mirë këtë sezon duke shënuar dy gola në Community Shield, ku City mposhti Chelsean para se të shënoi hat-trik në fitoren prej 6-1 kundër Huddersfield Toën.

“Sinqerisht, ndihem shumë mirë”, ka thënë ai për faqen zyrtare të City. “Dr Cugat ka bërë një punë të mahnitshme me gjurin tim saqë nuk ndi asnjë dhimbje”, ka thënë ai. 

 

(Kosova Sot)