Juventus mposhtet nga Roma

  • 30 August 2015 - 20:03
Juventus mposhtet nga Roma

Dy ndeshje, dy humbje. Eshtë ky bilanci negativ i kampionëve të Italisë, të cilët janë mundur edhe nga Roma. Në ndeshjen e luajtur në “Olimpico”, Roma ka fituar me rezultatin 2-1, ndërsa Juventus është detyruar të dalë me kokën ulur nga stadiumi.

Për Romën shënuan Pjaniç dhe Xheko, ndërsa ngushtoi rezultatin Dibala për Juventusin. Në dy ndeshjet e para të kampionatit, futbollistët bardhezinj nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë pikë.

Kampionët në fuqi pësuan humbje javën e shkuar ndaj Udinezes, ndonëse luanin para tifozëve të tyre.