Fiton Interi (Video)

  • 30 August 2015 - 22:51
Fiton Interi (Video)

Interi ka arritur të shënojë fitore të ngushtë në udhëtim te Carpi me rezultat 2-1.

Jovetic shënon në minutën e 31’ për të kaluar skuadrën e Interit në epërsi.

Sidoqoftë, në minutën e 81’ Gaudio shënon për të barazuar rezultatin, para se Jovetic të shënojë golin e dytë në minutën e 89’ për t’i dhënë fitoren Interit.

Me këtë fitore, Interi është në kuotën e gjashtë pikëve, teksa Carpi është në kuotën e zero pikëve.