Allegri: S'jam i shqetësuar që kemi mbetur me zero pikë!

  • 31 August 2015 - 08:53
Allegri: S'jam i shqetësuar që kemi mbetur me zero pikë!

Massimiliano Allegri nuk është aspak i lumtur me humbjen e ekipit të tij ndaj Romës.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur tejet i zhgënjyer pas humbjes së ekipit të tij me rezultat 2-1 ndaj Romës duke thënë se lojtarët bënë shumë gabime.

“Mendoi se reaguam mirë pas golit të parë megjithatë ne nuk ishim të koncentruar mirë në këtë ndeshje. Nuk ishte një paraqitje e mirë pasi kemi bërë shumë gabime”, ka thënë Allegri.

Juventusi mbetet me zero pikë pasi në dy ndeshjet e para ka pësuar dy humbje, por kjo nuk e shqetëson Allegri.

“Nuk jam i shqetësuar që kemi mbetur me zero pikë. Në futboll gjithçka mund të ndodh. Mendoi se kam ekipin e duhur që ta përmbysim këtë”, ka shtuar më tej Allegri.