Vdes nga sulmi në zemër ish-mbrojtësi i Anglisë

  • 16 September 2018 - 20:34
Vdes nga sulmi në zemër ish-mbrojtësi i Anglisë

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Ipswitch Town, Kevin Beattie, ka vdekur sot në moshën 64-vjeçare.

Klubi i Ipswitch Town ka njoftuar në Twitter për vdekjen e Beattie. Ipswich shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit të vet.

Raportohet se ai ka vdekur nga sulmi në zemër.

Beattie e ka kaluar shumicën e karrierës në Ipswich, duke bërë mbi 200 paraqitje për klubin në nëntë vite.

Ai ishte pjesë e ekipit që e fitoi FA Cup dhe UEFA Cup nën udhëheqjen e trajnerit legjendar Sir Bobby Robson në fund të viteve 1970-ta.

Image

 

 

(Kosova Sot)