Van Gaal kapet me gazetarin: Nuk je më inteligjent se unë

  • 31 August 2015 - 11:51
Van Gaal kapet me gazetarin: Nuk je më inteligjent se unë

Humbja e Manchester United në transfertën e Swansea ishte e pasqyruar në fytyrën e trajnerit Van Gaal. Në konferencën për shtyp pas sfidës së zhvilluar në Uells, trajneri holandez nuk u tregua aspak miqësor me gazetarët. Në pyetjen e fundit, një gazetar e pyeti atë për merkaton e klubit, por Van Gaal nuk e përtypi dot këtë pyetje dhe u kundërpërgjigj.

“Po më pyet për gjëra që unë nuk i di. Mendon se je më inteligjent se unë por më vjen keq që nuk është kështu”. 

Një përgjigje e papritur për gazetarin që replikoi duke i theksuar se nuk kishte ndërmend ta ofendonte trajnerin, por Van Gaal ritheksoi:

“Më vjen keq dhe po ta përsëris që nuk je më inteligjent se unë. Më bën përherë të njëjtat pyetje të merkatos dhe unë nuk di si të të përgjigjem”. 

Reagimi i trajnerit holandez vjen në një moment që Manchester United ka dështuar në disa objektiva në merkato, ku i fundit ishte Pedro Rodriguez, i cili vendosi të bashkohej me Chelsean edhe pse “Djajtë e Kuq” kishin shfaqur interes që prej shumë muajsh.