Di Maria: Fitorja ndaj Monacos, e merituar

  • 31 August 2015 - 11:53
Di Maria: Fitorja ndaj Monacos, e merituar

Angel Di Maria është i lumtur për debutimin me Paris Saint Germain. Mesfushori argjentinas, i cili u transferua në kryeqytetin francez për 60 milionë Euro duke u bërë blerja e dytë më shtrenjtë në historinë e Ligue 1 pas Edinson Cavanit, në një intervistë u shpreh se nuk ndien aspak presion lidhur me faktin se Parisi ka paguar shumë para për të. Në sfidën ndaj Monacos Di Maria u aktivizua në minutën e 66-të duke zëvendësuar brazilianin Lucas. Vetëm 17 minuta i mjaftuan 27-vjecarit për të treguar vlerat e tij teksa me një vertikalizim spektakolar Di Maria asistoi Lavezzin, i cili shënoi golin e avantazhit të trefishtë për kampionët e Francës.

“Ndaj Monacos zhvilluam një ndeshje të madhe dhe jam shumë i lumtur për këtë. E rëndësishme për ne ishte të merrnin tre pikët dhe ia dolëm. Për mua ishte një debutim ëndrrash. Meza prisja të luaja dhe nuk u ndieva aspak në presion kur hyra në fushë. Është e vërtetë që Parisi ka paguar shumë para për kartonin tim dhe pret shumë nga unë, por ky fakt nuk shqetëson. E sigurtë është që gjithmonë do të jap maksimumin”.

Ndërkohë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën e zhvilluar në Principatë u shfaq edhe trajneri i Paris Saint Germain Laurent Blanc. “Nga 4 ndeshjet e para të sezonit ne kemi luajtur 3 prej tyre jashtë shtëpisë tonë dhe kemi grumbulluar 12 pikë kjo është dicka më shumë sesa pozitive“, deklaroi Blanc.