Roma edhe një tjetër transfer

  • 31 August 2015 - 14:26
Roma edhe një tjetër transfer

Nën kampioni i Italisë, Roma ka bërë edhe një përforcim në repartin e mesfushës para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Mesfushori francez, William Vainquer, edhe zyrtarisht, është lojtari më i ri i skuadrës nga kryeqyteti italian Roma.

25-vjeçari iu bashkua Romës nga skuadra ruse Dinamo e Moskës si huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit.

‘Giallorosët’, kanë paguar 1.5 milionë euro për huazimin e tij ndërsa do t’i paguajnë edhe 3.5 të tjera për blerjen përfundimtare në qershor të vitit 2016.