Behrami ndërron fanellën dhe e përqafon futbollistin serb (Video)

  • 31 August 2015 - 14:43
Behrami ndërron fanellën dhe e përqafon futbollistin serb (Video)

Fitorja e Manchester Cityt ndaj Watford nuk është asgjë e re, tashmë mund të konsiderohet një fitore rutinë e “Citizens”. Por, kamerat në Etihad Stadium kanë kapur një moment mjaft interesant pas mbarimit të ndeshjes.

Një shqiptar dhe një serb po ndërrojnë fanellat mes tyre. Valon Behrami futbollisti shqiptar po shkëmben fanellat me futbollistin serb Aleksandar Kolarov, bën të ditur “Tesheshi.com”.

“Lufta” brenda fushës së lojës ka përfunduar. Është koha e përshëndetjes gjatë futjes në tunelin që dërgon drejt dhomave të zhveshjes, aty ku futbollistët i zgjasin dorën njëri -tjetrit dhe shkëmbejnë fanelat. Por, një përfaqim i pazakontë ndodh midis një shqiptari dhe një serbi. transmeton “Tesheshi.com”.

Është futbollisti i Kombëtares së Serbisë Aleksandar Kolarov që i zgjat dorën futbollistit shqiptar Valon Behrami dhe i propozon të ndërrojë fanellat. Ky i fundit e pranon ftesën dhe e uron për ndeshjet e radhës.

Si për ironi të fatit kamerat brenda tunelit ishin të fokusuara në përshëndetjen e dy futbollistëve që vijnë nga dy vendet që ishin në luftë me njëra-tjetrën në fundshekullin e shkuar. Minuta 11:33