Trajneri i Romës: Asensio do ta fitojë Topin e Artë një ditë

  • 18 September 2018 - 14:59
Trajneri i Romës: Asensio do ta fitojë Topin e Artë një ditë

Para se skuadra e tij të ndeshet me Real Madridin sonte, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco e ka lavdëruar yllin madrilen, Marco Asension, dike thënë se ai e ka talentin e nevojshëm për ta fituar “Topin e Artë”.

Trajneri italian ka bërë një intervistë me gazetën AS, ku ka diskutuar për ndeshjen e së mërkurës kundër Real Madridit. Ai e lavdëroi Real Madridin për punën e mirë që kanë bërë këtë sezon, përkundër faktit që gjatë verës e humbën trajnerin dhe yllin e skuadrës.

Megjithatë, përkundër largimit të këtyre dyve, trajneri i Romës nuk pret që ndeshja të jetë më e lehtë për ta, sidomos duke u bazuar në rezultat që kanë pasur deri më tani “Los Blancos”, të cilën kanë fituar të gjitha ndeshjet, përveç të fundit të cilën e kanë barazuar.

“Rezultatet gjatë javëve të para të sezonit dëshmojnë se sa të mirë janë ata. Nën Lopeteguin, unë e shoh një skuadër që ka më shumë vazhdimësi dhe janë më mirë të organizuar”, ka thënë Di Francesco.

Vëmendja e trajnerit pastaj u kthye të ylli i ri i Real Madridit, Asensio, nga i cili pret që të shkëlqejë në Real Madrid tani që është larguar Ronaldo.

“Asensio? Unë mendoj se ai mund ta fitojë ‘Topin e Artë’, talenti i tij është i mrekullueshëm. Do të doja shumë ta kisha atë, në veçanti për shkak të moshës që ka. Ai e ka aftësinë të adaptohet në çdo pozitë në fazën e sulmit”.


(Kosova Sot)