Notarja e famshme italiane dëshiron darkë Ronaldon

  • 18 September 2018 - 17:22
Notarja e famshme italiane dëshiron darkë Ronaldon

Federica Pellegrini “tremb” Georgina Rodriguezin. Notarja e famshme italiane i shkel syrin Cristiano Ronaldos. Në një prononcim të fundit ajo është shprehur:

“Do të më pëlqente shumë ta njihja nga afër dhe nuk e them këtë me qëllim të keq, duke parë që ai është i fejuar.”

Takimi mes dy figurave të sportit mund të realizohet në një restorant.

“Nëse më fton për darkë, sigurisht që përgjigjja do të ishte pozitive.”

Federica është tifozë e madhe e Juventusit dhe tashmë që me bardhezinjtë luan edhe CR7 do të shkojë më shpesh në stadium, sepse është shumë kurioze për ta ndjekur nga afër, sikurse ndodh edhe kur luajnë “yje” të sporteve të tjera, si tenis apo not


(Kosova Sot)