Thuramit do ti vinte “turp” nëse do të ishte italian

  • 18 September 2018 - 17:29
Thuramit do ti vinte “turp” nëse do të ishte italian

Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Parmas, Liliam Thuram ka thënë se atij do ti vinte “turp të jetë italian” më 2018

Francezi, me prejardhje nga Guadalupe, Thuram është pyetur se si do të ndihej ai po të jetonte në një qeverisje nga politikanë të djathtë dhe nga lideri, Matteo Salvini, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra anti-imigracion.

“Si do të ndihesha në Italinë e Salvinit? Dëgjoni, kam luajtur në Itali më 2002 kur Jean-Marie Le Pen ishte në zgjedhje presidenciale kundër Jacques Chirac”, tha ai për FamigliaCristiana.it.

“Në atë kohë kisha turp ti them dikujt se jam francez. I thashë vetes: si mund të ndodh kjo? Sot, nëse do të isha italian do të ndihesha njëjtë. Do të ndihesha i turpëruar që vendin tim ta përfaqësonte një person i tillë. Parasëgjithash, jam i shqetësuar sepse jam i zi dhe e di që racizmi nuk është shaka”.

“Jam i shqetësuar sepse racizmi gjithmonë është i dhunshëm dhe shumë të bardh nuk e kuptojnë sa i rrezikshëm mund të jetë ai për Europën”, ka thënë ai.

46 vjeçari ka fituar dy Skudeto me Juven dhe një kupë UEFA me Parmën dhe mbetet lojtari me më se shumti paraqitje për Francën, të cilën e ka përfaqësuar 142 herë.

Vlen të kujtojmë se Salvini ka pasur kritika të ashpra edhe për sulmuesin italian te Nice, Mario Balotelli në të kaluarën.

 

(Kosova Sot)