Kjo është renditja në Grupin B pas përfundimit të ndeshjeve të para
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve në Grupin B
Barcelona arriti fitore prej 4-0 kundër kampionëve të Holandës, PSV Eindhoven. Leonel Messi ishte kreatorë i kësaj fitoreje duke shënuar tre gola. Golin tjetër për katalunasit e shënoi Dembele.
Në anën tjetër një ndeshje plot emocione u zhvillua në San Siro në Milan.
Interi mposhti me rikthim rezultati skuadrën nga Londra Veriore, Tottenham.
Eriksen kaloi në epërsi Tottenhamin, por barazoi Icardi me një supergol, kurse rezultati u përmbys në fund të ndeshjes nga Vicino.
Grupi B
Barcelona 3
Inter 3
Tottenham 0
PSV Eindhoven 0
(Kosova Sot)