Trajneri i Romës: Reali do të vazhdojë me fitore, sepse s’është Real Ronaldo

  • 19 September 2018 - 09:29
Trajneri i Romës: Reali do të vazhdojë me fitore, sepse s’është Real Ronaldo

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka insistuar se Real Madridi do të vazhdojë të fitojë ndeshje edhe pa Cristiano Ronaldon.

Roma e Di Francescos do të zbarkojë në “Santiago Bernabeu” sonte për ndeshjen e tyre hapëse kundër Real Madridit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, e cila do të jetë e para për Julen Lopeteguin në helmetën e madrilenëve.

Ndërkohë, Ronaldo do ta bëjë debutimin e tij në Champions për Juventusin po në të njëjtën natë kundër spanjollëve të Valencias.

Di Francesco nuk mendon se Ronaldo do t’i mungojë Real Madridit kundër skuadrës që ia drejton, megjithatë.

“Real Madridi do të vazhdojë të fitojë, nuk është i njohur si Real Ronaldo”, tha Di Francesco.

“Në Itali, si në Spanjë, njerëzit gjykojnë shumë shpejt dhe Marco Asensio është lojtar që më pëlqen shumë, ai është e ardhmja e Real Madridit”, tha Di Francesco.


(Kosova Sot)