Neymar top prioritet i Mourinhos në Manchester United

  • 19 September 2018 - 09:30
Neymar top prioritet i Mourinhos në Manchester United

Jose Mourinho e ka bërë Neymarin top prioritet për afatin kalimtar të verës më 2019, sipas Don Balon.

Sipas mediumit spanjoll, Manchester Unitedi ka hequr dorë nga ndjekja e Gareth Bale dhe tani është fokusuar në transferimin e superyllit brazilian, Neymar.

Gjatë verës u raportua bujshëm se “Djajtë e kuq” do ta transferonin anësorin uellsian gjatë afatit kalimtar veror, por Bale vendosi të qëndrojë te gjiganti spanjoll.

Tani, Unitedi është i gatshëm ta ndryshojë fokusin dhe të hidhet në sulm për Neymarin.


(Kosova Sot)