“Messi i bën gjërat e jashtëzakonshme të duken të zakonshme”

  • 19 September 2018 - 09:31
“Messi i bën gjërat e jashtëzakonshme të duken të zakonshme”

Barcelona e nisi kampanjën e saj në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me një fitore bindëse 4-0 ndaj PSV Eindhoven në “Camp Nou”, pas të cilës trajneri Ernesto Valverde sugjeroi se Lionel Messi i bën gjërat e jashtëzakonshme të duken të zakonshme.

Messi ishte ylli i mbrëmjes duke i shënuar tri nga katër golat e skuadrës së Valverdes, përfshirë një nga goditja e dënimit që të lërë gojëhapur.

Përkundër se PSV-ja i vuri nën presion të madh katalonasit në fillim të takimit përmes Hirvin Lozanos, holandezët u bënë viktima më e fundit e magjisë së argjentinasit Messi.

“Ai i bën gjërat e jashtëzakonshme të duken të zakonshme”, tha Valverde për Messin në një konferencë për media ps ndeshjes.

“Sonte i shënoi tri gola, përfshirë golin nga gjuajtja e lirë që e zhbllokoi ndeshjen. Ishte goditje mjeshtërore. Messi nuk lodhet së shënuari het-trika”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)