Nainggolan: E merituam fitoren, kemi skuadër të fortë

  • 19 September 2018 - 09:31
Nainggolan: E merituam fitoren, kemi skuadër të fortë

Radja Nainggolan ka thënë se Tottenham ishte skuadër me fat që kaloi e para në epërsi, prandaj fitorja me rikthim e Interit ishte plotësisht e merituar.

Goditja e Christian Eriksenit u devijua nga Joao Miranda dhe e paraboloi Samir Handanovicin për epërsinë e anglezëve, por goli me vollei i Mauro Icardit dhe ai i fitores i shënuar me kokë në sekondat e fundit nga Matias Vecino ia siguroi Interit fitoren me përmbysje në Ligën e Kampionëve.

“Është rezultat i merituar, sepse ne luajtëm mirë”, tha Nainggolan për Sky Sport Italia.

“Morëm që gol që kundërshtari e shënoi me fat, por për dallim nga paraqitjet tona në Serie A deri tani, ne kapem ritmin në pjesën e dytë dhe luajtëm mirë”, shtoi ai.

Ai ka insistuar se Interi ka skuadër të fortë prandaj edhe duhet të punojë fort për ta arritur potencialin.


(Kosova Sot)