Festim apo zemërim? Reagimi i Salahut pas golit të fitores nga Firmino i habit shumë njerëz

  • 19 September 2018 - 09:56
Festim apo zemërim? Reagimi i Salahut pas golit të fitores nga Firmino i habit shumë njerëz

Ajo që Mohamed Salahu bëri, pas golit të vonshëm të fitores së Liverpoolit ndaj Paris Saint-Germainit të shënuar nga Roberto Firmino, i ka habitur shumë persona.

Salah, njeriu kryesor i Liverpoolit sezonin e kaluar, pati ndeshje tejet të dobët mbrëmë në “Anfield”, si dhe e humbi topin në një pozitë që rrezikshme që rezultoi në golin e barazimit të shënuar nga Kylian Mbappe në minutën e 83-të.

Më pas, egjiptiani i zëvendësua nga shqiptari Xherdan Shaqiri dhe shikoi nga stoli teksa Firmino, që u fut në lojë në minutat e fundit, e realizoi golin e fitores pas një veprimi mjeshtëror në zonë, duke ia siguruar skuadrës së Jurgen Kloppit fitoren në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Championsit.

Teksa Firmino me shokë po festonin në fushë, kamerat e kapen Salahun në stol duke e hedhur për toke një shishe uji.

Përdoruesit në rrjetet janë të ndarë në mendimet e tyre, sipas disave Salah ishte i zemëruar, derisa disa thotë se ai festoi në atë mënyrë.


 

(Kosova Sot)