Rakitici: S’e shikojmë Messin kur gjuan nga goditja e lirë, thjesht bëhemi gati të festojmë

  • 19 September 2018 - 11:13
Rakitici: S’e shikojmë Messin kur gjuan nga goditja e lirë, thjesht bëhemi gati të festojmë

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, duke bërë shaka, ka thënë se ai as nuk i shikon më gjuajtjet e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, nga goditja e lirë pasi që menjëherë fillon të mendojë për festimin e golit.

Messi arriti ta shënojë edhe një gol nga goditja e lirë në ndeshjen e djeshme kundër PSV, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 4-0. Ky gol ishte vetëm i pari nga gjithsej tre që shënoi dje Messi, në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Pasi që Messi e shënoi golin e 42-të të karrierës së tij nga goditjet e lira, Rakitici ka bërë të ditur se ai dhe bashkëlojtarët e tij as nuk i shikojnë gjuajtjet pasi që fillojnë të mendojnë për mënyrën se si do të festojnë.

“Në shumë prej rasteve kur marrin goditje të lirë, ne menjëherë fillojnë të mendojmë për festimin e golit”, ka thënë Rakitici pas ndeshjes kundër PSV-së.

“PSV-ja ishte shumë e motivuar për këtë ndeshje. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë në Ligën e Kampionëve. Ne mund të përmirësohemi edhe më shumë, ende nuk jemi 100 për qind. Ky mund të jetë një vit i shumë trofeve”.


 

(Kosova Sot)